Georgios Babiniotis

“Gjuhën ma dhanë greke” dhe botërore!

Dita e gjuhës greke tashmë Botërore: një sukses i madh për Greqinë Vendosja e një feste botërore për gjuhën greke ka rëndësi të jashtëzakonshme. Kjo, sepse, në këtë mënyrë, jo vetëm që gjuha greke vihet në pah si vlerë kulturore botërore, por edhe për prestigjin që përfton jashtë Greqisë festimi i gjuhës greke si një institucion. Përmes një feste të mirorganizuar për gjuhën greke, qytetarë grekë dhe shumë të huaj do të mund të jenë në gjendje të vlerësojnë marrëdhëniet e saj me kultivimin e mendimit dhe marrëdhënien e saj me kulturën. Ata do të mundin të vlerësojnë edhe praninë universale dhe diakronike të saj. Përse shpallja e Ditës Botërore të Gjuhës Greke dhe nevoja që festimet për nder të kësaj dite të kapërcejnë kufijtë e ngushtë gjeografikë grekë janë kaq të rëndësishme? Kultura greke, si kulturë që ka lënë gjurmë të thella në kulturën evropiane dhe më gjerë, në [...]

2026-09-28T09:37:50+02:00Categories: Georgios Babiniotis|

Gjashtë barazime gjuhësore

Γλώσσα = ΣΚΕΨΗ Η γλώσσα είναι το «όχημα» τής σκέψης μας. Οι λέξεις ως σημασίες δηλώνουν τις «έννοιες» και οι γλωσσικές προτάσεις τα «νοήματά» μας. Gjuha = MENDIM Gjuha është “mjeti” i mendimit tonë. Fjalët, nëpërmjet kuptimeve të tyre, shprehin “idetë” ndërsa fjalitë “domethëniet” tona. Γλώσσα = ΛΕΞΙΛΟΓΙΟ + ΓΡΑΜΜΑΤΙΚΗ + ΣΥΝΤΑΞΗ Ο μηχανισμός κάθε γλώσσας που οργανώνει τα νοήματά μας σε λόγο μέσα από το ΛΕΞΙΛΟΓΙΟ είναι η ΣΥΝΤΑΞΗ «ντυμένη» με ΓΡΑΜΜΑΤΙΚΗ. Gjuha = FJALOR + GRAMATIKË + SINTAKSË Mekanizmi i çdo gjuhe që organizon mendimet tona në të shprehur është SINTAKSA, “e veshur” me rregullat e GRAMATIKËS dhe e bazuar në FJALOR. Γλώσσα = ΡΗΜΑ Ζούμε στο «Βασίλειο του Ρήματος»: όλες οι προτάσεις που λέμε και γράφουμε εξειδικεύουν το ΡΗΜΑ (ενέργειες, πράξεις, καταστάσεις, πάθη). Gjuha = FOLJE Ne jetojmë në “Mbretërinë e foljes”: të gjitha fjalitë që themi dhe shkruajmë e zhvillojnë dhe e përqëndrojnë kuptimin tek FOLJA [...]

2026-09-28T09:51:01+02:00Categories: Georgios Babiniotis|

Nxënësi në botën e fjalëve, në fjalor

Fjalori është një botë e veçantë, bota e fjalëve. Është bota e realitetit ashtu siç është konceptuar dhe shprehur në gjuhën e saj nga një popull i tërë. Fjalët e ruajtura në një fjalor të vlefshëm dhe të organizuar shkencërisht janë konceptet që i duheshin në praktikë një populli, para së gjithash për të menduar e më pas për të shprehur mendimet e tij, pra për të komunikuar nëpërmjet një bashkësie të tërë gjuhësore. Kjo botë së pari shprehet në fjalor dhe më pas përmes tij zbulohet për përdorim. Në botën e fjalorit nxënësi duhet të mësojë të hyjë ngadalë “me thonj të butë”; të hyjë sa më shpesh; të hyjë me çdo mundësi që i jepet. Ai duhet të mësojë të hyjë si në shtëpinë e tij, se ashtu siç themi me të drejtë, “gjuha jonë është shtëpia jonë”. Ai duhet të hyjë e të endet në fjalor si [...]

2026-09-28T09:34:38+02:00Categories: Georgios Babiniotis|

A kanë të ardhme gjuhët tona?

Gjuhëtari anglez David Crystal, duke folur për gazetën “Guardian”, tha: “Ndoshta një ditë anglishtja do të jetë gjuha e vetme që do të ketë mbetur për t’u mësuar. Nëse kjo ndodh, do të jetë fatkeqësia më e madhe intelektuale që planeti ynë ka njohur ndonjëherë”. Studiuesi Crystal, duke iu referuar vdekjes së gjuhëve, e shqiptoii frazën e shumëdiskutuar, për të treguar se mbizotërimi i një gjuhë të vetme në komunikimin mes njerëzve, cilado qoftë ajo gjuhë, sjell humbje vlerash, fatkeqësi kulturore, historike e intelektuale. Prej kohësh është I njohur fakti se nga rreth 140.000 gjuhët e përllogaritura se janë folur në botë, tashmë sot ruhen dhe janë ende në përdorim rreth 6.000 prej tyre. Nga këto, 3.000 gjuhë janë në process zhdukjeje (me ritëm rreth një gjuhë çdo javë!). Si rrjedhojë e kësaj, llogaritet që, në fund të shekullit XXI, në botë do të kenë mbetur përafërsisht , pa diskutim, [...]

2026-09-28T09:33:28+02:00Categories: Georgios Babiniotis|

Për gjuhën greke dhe gjuhën në përgjithësi, presidenti i shkollave tona, profesori i Gjuhësisë, zoti Georgios Babiniotis, ka thënë:

“Gjuha kuptohet vetëm brenda triptikut: botë - mendje – gjuhë” Qeniet, që përbëjnë botën tonë konkrete dhe abstrakte, ekzistojnë për ne si koncepte, pra ashtu siç mendja jonë I percepton, i organizon dhe i rendit me anë të të dhënave të shqisave. Nga ana tjetër, konceptet, në përpjekjen e njeriut për të komunikuar mendimet e tij, për të marrë dhe për të dhënë informacione, marrin kuptime, domethënë hyjnë në një kod komunikimi konvencional që është gjuha. “Gjuha është vlerë” Duke e konceptuar si vlerë, lëmë pas funksionin e saj elementar si mjet komunikimi dhe vazhdojmë në teksturën e tij më të thellë duke e parë si një të mirë, si një entitet të vlefshëm moral, si një vlerë të ngjashme me vlerat të tilla si p.sh. liria, demokracia, arsimi, vetë jeta. “Çdo tekst i vërtetë, çdo ngjarje e mirëfilltë komunikuese, e folur apo e shkruar, është gjithashtu një takim me [...]

2026-09-28T09:32:35+02:00Categories: Georgios Babiniotis|

Shkollat “Arsakeio”

Në vitin 1836, disa patriotë të shquar grekë themeluan institucionin arsimor më të vjetër të arsimit fillor dhe të mesëm në Greqi, një institucion që luajti një rol vendimtar në historinë e arsimit modern grek. Ata themeluan “F.F” dhe nëpërmjet tij shkollën e parë për vajza, e cila, me kontributin e madh të Apostol Arsakit, që prej vitit 1850 merr emrin Arsakeio. Shkollat“Arsakeio” (shkollat e vajzave deri në vitet 80) së bashku me “Shkollat Pedagogjike Arsakeio” (në Athinë dhe në Patra) arsimuan nxënëse dhe mësuese të cilat më tej arritën të ishin anëtare të denja të shoqërisë greke dhe drejtuese aktive të saj për arsimin si brenda ashtu dhe jashtë Greqisë. Puna arsimore, shoqërore dhe shkencore e kryer nga shkollat “Arsakeio” u njoh nga shteti. Kështu, u bë realitet vizioni i iluministëve të mëdhenj grekë Ioannis Kokkonis, Georgios Gennadios, Misail Apostolidou, Apostol Arsakis, luftëtarëve të Revolucionit Th. Kolokotronis, I. Makrygiannis [...]

2026-09-28T09:31:31+02:00Categories: Georgios Babiniotis|

Për një arsim thelbësor

Shteti dhe individët që e përbëjnë atë, varen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga arsimi që ata ndjekin. Nuk është rastësi që të gjithë studiuesit, duke filluar nga Platoni e deri tek pedagogët bashkëkohorë, nuk u ndalën thjesht në rëndësinë e edukimit, por këmbëngulën në nevojën dhe përpjekjet për një arsim thelbësor. Mund të flasim për tre nivele edukimi: nivelin e informacioneve, nivelin e njohurive dhe atë formues. Niveli i pare përbën bazën dhe është i thjeshtë. Niveli i dytë është më i lartë dhe përbën përpunimin e koncepteve e të njohurive në njësi të organizuara. Të dy nivelet sëbashku përbëjnë arsimin. Niveli i tretë është më i lartë dhe më tepër kërkues dhe përbën atë që ne e quajmë formim ose kultivim. Këtu flasim për formimin e personalitetit të çdo njeriu, për edukimin e tij, domethënë shndërrimin e tij në një individ, në një qenie të pavarur, [...]

2026-09-28T09:30:35+02:00Categories: Georgios Babiniotis|

Alfabeti grek: çdo shkronjë një histori

Qytetërimi grek ka qenë qytetërim i gjuhës së shkruar. Të gjitha arritjet intelektuale dhe të përparimit mendor, të cilat përbënin thelbin, zhvillimin dhe çastet kulmore të këtij qytetërimi, janë të shprehura, të sanksionuara në shkrim. Si rrjedhojë, falë shkrimit, u arrit të shprehen, të ruhen, të përhapen dhe të mbrohen një sërë përftesash apo produktesh intelektuale, ndër to edhe mendimet e filozofëve, të shkencëtarëve, të historianëve, të politikanëve, të oratorëve grekë, etj. Veprat teatrore të krijuesve të mëdhenj, poezia, vendimet dhe ligjet e shtetit dhe të institucioneve u përcollën vetëm nëpërmjet shkrimit. Vlen për t’u përmendur fakti se, nëse populli grek nuk do të kishte zotëruar privilegjin e të pasurit të gjuhës së shkruar që në kohë të hershme, nëse ata nuk do të kishin krijuar alfabetin grek, aq të admirueshëm në koncept dhe funksion, qytetërimi grek, jo vetëm që nuk do të kishte njohur arritje, lulëzim dhe përhapje, por [...]

2026-09-28T09:50:42+02:00Categories: Georgios Babiniotis|

Lavd deri në apogje për gjuhën amtare

Njerëzit, kudo që ndodhen mbi tokë, kanë një tipar të përbashkët: që në moshë të vogël ata mësojnë gjuhën e tyre amtare. Aftësia e të përceptuarit dhe gjuha amtare janë elemente dalluese specifike vetëm të qenies njerëzore, dhe, si të tilla, në sajë të krijimit të shoqërive, këto i sigurojnë njeriut “cilësinë e jetës”. Këto tipare dalluese përbëjnë, në fakt, diferencimin cilësor nga të gjitha qeniet e tjera të gjalla. Nëpërmjet gjuhës së tij amtare, njeriu është i aftë të shprehë botën, por kjo ndodh pasi, së pari, ai ta ketë konceptuar atë në mendjen e tij. Njohja e gjuhës amtare nuk përbën thjesht një mjet komunikimi (“një perceptim instrumental”), ajo është, në të njëjtën kohë, një përbërës thelbësor i identitetit të tij dhe, nëpërmjet ngarkesës kuptimore historike të fjalëve që përdor, shpreh kulturën e tij. Njohja e gjuhës amtare është mënyrë e veçantë e të menduarit dhe mentalitet i [...]

2026-09-28T09:50:28+02:00Categories: Georgios Babiniotis|

Jetojmë në “Mbretërinë e foljes”

“Language is not properly regarded as a system of communication. It is a system for expressing thought, something quite different…” NOAH CHOMSKY, “On nature and language” Mënyra se si zakonisht ne, mësuesit, shohim dhe ua mësojmë gjuhën nxënësve tanë, është një mënyrë tepër formale. Si rrjedhojë, me këtë lloj këndvështrimi dhe me këtë lloj të të mësuari, kur vjen puna për komunikimin e pjesës stilistike të gjuhës, ajo nuk shkon e plotë tek nxënësit, sepse thelbi i gjuhës humbet. Pra, humbet marrëdhënia e drejtpërdrejtë dhe e pandarë e saj me procesin e të menduarit, me botën e koncepteve dhe të kuptimeve për të cilat gjuha, fjalët, fjalitë, teksti ekzistojnë si të tilla. E thënë ndryshe, duke pare pemët, ne humbasim pyllin. Kësisoj, ajo çfarë sjell një formalizëm i tillë, është veçanërisht flijimi thelbit, i fuqisë dhe i bukurisë së gjuhës, është sakrifikimi i “magjisë së gjuhës”. Tashmë, nga ana gjuhësore, [...]

2026-09-28T09:27:44+02:00Categories: Georgios Babiniotis|
Go to Top