Mësimdhënia e gjuhës greke

Për mësimdhënien e gjuhës greke, ndiqet metodologjia e mësimdhënies së greqishtes si gjuhë e huaj (e dytë).

Nën përkujdesjen dhe përgjegjësinë e Koordinimit të gjuhës greke, zbatohen metoda moderne mësimdhënieje dhe libra bashkëkohorë të cilët përmbajnë një larmi të gjerë veprimtarish gjuhësore me gojë dhe me shkrim.

Nxënësit e “Arsakeio e Tiranës” arrijnë rezultate të larta në provimet për certifikimin e njohurive të gjuhës greke. Këto provime zhvillohen nga “Qendra e Gjuhës Greke” e Selanikut, e cila zhvillon provimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit të Greqisë për certifikimin e njohurive të gjuhës greke.

Kurrikula për gjuhën greke është hartuar sipas të dhënave shkencore për mësimin e gjuhës së dytë/të huaj dhe fokusohet në zhvillimin e gjithanshëm të të gjitha aftësive gjuhësore të nxënësve, duke vënë theksin në përdorimin e gjuhës në komunikim.

Prodhimi i gjuhës së folur, lojërat gjuhësore, kurset e shqiptimit, lojërat digjitale përmes platformave edukative, loja teatrore, klubet e leximit, dëgjimi dhe krijimi i podkasteve, dramatizimet, këngët etj., krijojnë mundësi dhe kushte për një mësimdhënie efektive dhe përdorim krijues të gjuhës. Gjithashtu, falë kësaj klime pozitive nxitet pjesëmarrja dhe bashkëpunimin midis nxënësve.

Pse duhet që fëmija im të mësojë gjuhën greke?

  • Sepse është një gjuhë tepër e kultivuar, pasi ajo ka ngritur peshën e të gjitha formave të zhvilluara të kulturës.
  • Sepse duke studiuar në universitet, do të jetë në gjendje të kuptojë edhe më mirë koncepte shkencore (nga Mjekësia, Drejtësia, Shkencat Humane, Matematika, Shkencat Politike, etj).
  • Sepse nëpërmjet teksteve të mëdha të mendimtarëve grekë (Platonit, Aristotelit, Tukididit, etj., tekstet e përkthyera në greqisht të Ungjillit) fjalët-kuptimet e greqishtes kaluan në gjuhën e përditshme evropiane, e cila është tepër kërkuese dhe nëpërmjet saj kaluan në gjuhët e tjera.
  • Sepse gjuha ndërkombëtare shkencore ka formuar e vazhdon formon edhe sot termat më të shumtë në fusha të ndryshme të shkencës (mjekësi, fizikë, filologji, filozofi, teologji, teknologji, etj.) duke u bazuar në rrënjën greke të fjalëve ose në fjalë në përgjithësi.
  • Sepse pasi të përfundojë gjimnazin, mund të studion si i huaj në një universitet grek falas, mjaft të jetë pajisur me certifikatën e nivelit B2 të gjuhës greke.
  • Sepse politika gjuhësore e BE promovon përfshirjen e gjuhëve më pak të folura në gjuhët që mësojnë nxënësit, duke nxitur shumëgjuhësinë!

Të dhëna interesante për gjuhën greke

Flitet pa shkëputje prej 4.000 vitesh në të njëjtën hapësirë gjeografike dhe ka të dhëna të shkruara prej 3.500 vitesh!

Alfabeti i ri, i krijuar nga grekët në shek. VIII p.e.s është baza e alfabetit latin, prej të cilit rrjedh edhe gjuha shqipe!

Alfabeti grek është karakterizuar nga Galileu si zbulimi më i madh i njerëzimit!

Dikur, në periudhën helenistike, në kohën e Aleksandrit të Madh e më tej, greqishtja ishte gjuhë botërore, ashtu siç është tani anglishtja!