Provimet kombëtare të të gjitha cikleve përcaktojnë ecurinë e nxënësve në arsimin e lartë dhe pranimin e tyre në universitet. Nxënësit tanë arrijnë rezultatet më të larta në provimet kombëtare, të cilat zhvillohen në klasën V të shkollës fillore dhe klasën IX të ciklit 9-vjeçar me qëllim kalimin e suksesshëm të tyre në ciklin tjetër të arsimit parauniversitar, dhe në klasën XII gjimnaz me qëllim hyrjen e nxënësve në arsimin e lartë universitar.

