Në vitin 1836, disa patriotë të shquar grekë themeluan institucionin arsimor më të vjetër të arsimit fillor dhe të mesëm në Greqi, një institucion që luajti një rol vendimtar në historinë e arsimit modern grek. Ata themeluan “F.F” dhe nëpërmjet tij shkollën e parë për vajza, e cila, me kontributin e madh të Apostol Arsakit, që
prej vitit 1850 merr emrin Arsakeio. Shkollat“Arsakeio” (shkollat e vajzave deri në vitet 80) së bashku me “Shkollat Pedagogjike Arsakeio” (në Athinë dhe në Patra) arsimuan nxënëse dhe mësuese të cilat më tej arritën të ishin anëtare të denja të shoqërisë greke dhe drejtuese aktive të saj për arsimin si brenda ashtu dhe jashtë Greqisë. Puna arsimore, shoqërore dhe shkencore e kryer nga shkollat “Arsakeio” u njoh nga shteti. Kështu, u bë realitet vizioni i iluministëve të mëdhenj grekë Ioannis Kokkonis, Georgios Gennadios, Misail Apostolidou, Apostol Arsakis, luftëtarëve të Revolucionit Th. Kolokotronis, I. Makrygiannis etj., për tu arsimuar vajzat greke dhe për të krijuar Shkolla të nivelit të lartë arsimor. Sot, shkollat “Arsakeio” dhe“Tositseia” zënë një vend të rëndësishëm në arsimin grek duke patur kërkesën më të madhe, duke kultivuar dijet, por edhe duke këmbëngulur në edukimin e sjelljes së fëmijëve. Gjithashtu, këto shkolla kanë patur përqindjet më të larta të suksesit në arritje në provimet e arsimit të lartë, të cilat arrijnë mesatarisht 95%. Sot, në shkollat “Arsakeio” në Athinë, Selanik, Patra dhe në Tiranë arsimohen dhe edukohen nëntë mijë (9,000) nxënës, të ndjekur nga 700 mësues. Bordi drejtues i“F.F”, që administron shkolla “Arsakeio”, përbëhet nga profesorë universiteti, personel drejtues i përzgjedhur arsimor dhe ligjor, të cilët ofrojnë shërbimet e tyre pa pagesë. Ata janë zgjedhur nga Trupi i Partnerëve të “Fondacionit Filekpedeftiki”. Kjo është një shoqatë jofitimprurëse për përfitim publik e përbërë nga grekë të cilët i janë përkushtuar çështjeve të arsimit.

