“Gjuha kuptohet vetëm brenda triptikut: botë – mendje – gjuhë”

Qeniet, që përbëjnë botën tonë konkrete dhe abstrakte, ekzistojnë për ne si koncepte, pra ashtu siç mendja jonë I percepton, i organizon dhe i rendit me anë të të dhënave të shqisave. Nga ana tjetër, konceptet, në përpjekjen e njeriut për të komunikuar mendimet e tij, për të marrë dhe për të dhënë informacione, marrin kuptime, domethënë hyjnë në një kod komunikimi konvencional që është gjuha.

“Gjuha është vlerë”

Duke e konceptuar si vlerë, lëmë pas funksionin e saj elementar si mjet komunikimi dhe vazhdojmë në teksturën e tij më të thellë duke e parë si një të mirë, si një entitet të vlefshëm moral, si një vlerë të ngjashme me vlerat të tilla si p.sh. liria, demokracia, arsimi, vetë jeta.

“Çdo tekst i vërtetë, çdo ngjarje e mirëfilltë komunikuese, e folur apo e shkruar, është gjithashtu një takim me tjetrin ose me veten tonë”

Çdo tekst është gjithashtu një krijim, pak a shumë një botë e vogël dëshirash dhe synimesh, zgjedhjesh dhe vendimesh.

“Gjuha është shprehja e mendimit tonë, kështu që cilësia në gjuhë është edhe cilësi në mendimin tone dhe anasjelltas”

Çdo pushtim në gjuhë, në nivelin e kuptimeve të fjalëve është pushtim në nivelin e koncepteve të mendjes sonë dhe, në të njëjtën kohë, pushtim në nivelin e afrimit me qeniet që përbëjnë botën tonë. Kjo është arsyeja pse çdo cilësi në gjuhë është gjithashtu një cilësi në të menduarit tonë dhe një cilësi në përvojën tonë të botës.

“Ankthi i të shprehurit”

Për çdo formë të shprehjes ekziston formulimi i saj më i mirë e i menjëhershëm. Fjalë më e mirë, sintaksë më e mirë, renditje më e mirë e fjalëve, ku “më mirë” do të thotë më e përshtatshme, më e pranueshme, më origjinale, më shprehëse etj.

“Çdo gjuhë ka rëndësi”

Evropa ka interes të ketë grupe të mëdha njerëzish që njohin të gjitha gjuhët e botës. Asnjë nuk duhet mënjanuar, sepse secila hap horizonte profesionale, kulturore apo të formave të tjera për qytetarët, vendet, por edhe për Evropën në tërësi.

“Gjuha si një mënyrë për të parë botën”

Nuk ka mënyrë më të drejtpërdrejtë, më kuptimplote dhe më të shkurtër për të njohur një popull se sa të mësuarit e gjuhës së tij. Gjuha e çdo populli është mënyra se si ai e sheh, e koncepton, e klasifikon dhe e deklaron botën. Çdo gjuhë kombëtare është një tjetër taksonomi e botës.

“Folësit e një gjuhe respektojnë komunikimin e tyre”

Ata përpiqen të shprehen me elementë të marrë nga gjuha e tyre në mënyrë që t’i kuptojnë të gjithë.

“Zotërimi i gjuhës nuk është as i thjeshtë dhe as I vetëkuptueshëm”

Përvetësimi i gjuhës është një ndërmarrje e vështirë, delikate, e shumanshme, e mundimshme dhe afatgjatë. Është punë e jetës. Ajo ka nevojë për sistem etike, këmbëngulje, metodikë dhe pasion. Dhe shumë punë.

“Greqishtja është gjuha e një populli të vogël me një prani të madhe kulturore”

E ndërkohë, greqishtja i përket rrethit të “gjuhëve më pak të folura”. Megjithatë, është dimensioni i përjetshëm i gjuhës, ai që e lidh atë me kohën. Në të ka rëndësi me kalimin e kohës prania intelektuale, kulturore dhe cilësore e një gjuhe. Prandaj, gjatë gjithë kohës, greqishtja është një nga gjuhët më të rëndësishme – në mos më e fuqishmja – për sa i përket ndikimit që ushtroi e ushtron ende në të gjitha gjuhët e tjera evropiane.

“Gjuha greke zë një vend të veçantë midis 2700 gjuhëve të botës”

Ajo mbajti peshën e një kulture të zhvilluar dhe kështu përjetoi një kultivim që e dallon atë nga të tjerat. Është skalitur mbi 30 e më shumë shekuj në shprehjen e koncepteve delikate të filozofisë dhe shkencës, ligjërimit politik, koncepteve komplekse të ligjërimit ungjillor, si dhe koncepteve të thella soditëse të dramës antike, prozës dhe poezisë.