Kompleksi shkollor
Në një mjedis të gjelbër mes natyrës, në periferi të Saukut, 5 kilometra jashtë Tiranës, në një sipërfaqe prej 100 hektarësh shtrihet kompleksi privat i ndërtesave me infrastrukturë bashkëkohore i kolegjit greko-shqiptar “Arsakeio e Tiranës”, i cili u përurua në vitin 2007 dhe përmbush kërkesat moderne ndërkombëtare arsimore.
Në këtë truall në formë amfiteatri, ndërtesa, e cila është projektuar posaçërisht nga arkitektët e shquar profesorë të Universitetit Politeknik të “Metsovio”, Dhimitris Isaias dhe Tasis Papaioanu, anëtarë të “Fondacionit Filekpedheftiki”, është ndërtuar në përputhje me standardet e larta si nga ana funksionale ashtu edhe ajo estetike dhe e sigurisë. Në një sipërfaqe prej 4,000 m², godina është e organizuar rreth një ambjenti të hapur. Mjediset, të shpërndara në 4 nivele (kate), kanë secili prej tyre një hapësirë të veçantë të jashtme anash ndërtesës.
Korridorët e jashtëm rrethojnë përqark oborrin e brendshëm të shkollës. Përveç klasave mësimore, zyrave dhe hapësirave ndihmëse dhe atyre gjysmë të jashtme, shkolla ka laborator informatike, laborator shkencor, bibliotekë, palestër, fushë basketbolli e futbolli si dhe një sallë për që shfrytëzohet për shumë veprimtari.
Biblioteka
Në “Arsakeio e Tiranës”, funksionon një bibliotekë moderne me dy kate, e cila numëron mbi 2000 tituj librash në greqisht, shqip dhe anglisht. Ajo përbën një pjesë të pandarë të procesit arsimor duke u ofruar nxënësve një mjedis mikpritës që u siguron atyre akses në botën e ideve, njohurive dhe mendimit.
Librat janë të disponueshëm për studim në sallën e bibliotekës. Nxënësit gjithashtu kanë mundësinë të shijojnë librin në mjediset e tyre, falë funksionimit të një biblioteke për huazimin e librave. Shpesh zhvillohen aktivitete të ndryshme letrare dhe kulturore që lidhen me librin, të cilat synojnë të kultivojnë dashurinë për leximin.
B) Laboratori i Shkencave
Laboratori i Fizikës
Laboratori i fizikës është i pajisur me pajisje moderne që u lejojnë nxënësve të kryejnë eksperimente praktike dhe të thellojnë njohuritë e tyre teorike përmes të nxënit aktiv.
Laboratori i Kimisë – Biologjisë
Laboratori i Kimisë – Biologjisë ofron kushte të sigurta dhe moderne për kryerjen e eksperimenteve dhe inkurajimin e vëzhgimeve shkencore, duke kultivuar kuriozitetin dhe të menduarit kritik të nxënësve.
C) Laboratori i Kompjuterave
Laboratori i kompjuterave është i pajisur me teknologji moderne dhe shërben për të zhvilluar aftësitë dixhitale të studentëve, në përputhje me kërkesat e arsimit modern.
- D) Palestër e brendshme, fushat e basketbollit dhe futbollit
Në palestrën e brendshme dhe zonat sportive në natyrë të shkollës, të cilat përfshijnë fushat e futbollit, basketbollit dhe volejbollit, si dhe zonat e gjelbra ideale për sporte në natyrë, nxënësve u jepet mundësia të përforcojnë aktivitetin e tyre fizik, duke promovuar shëndetin e tyre nëpërmjet një fryme bashkëpunimi dhe pune në grup.

