Fëmija merr ndihmën dhe udhëzimet e nevojshme nga mësuesit e gjuhës greke. Veçanërisht në ciklin fillor, detyrat shkollore kryhen gjatë orarit të studimit të pasdites në shkollë.

Për detyrat e shtëpisë, nxënësve u jepen udhëzime të qarta. Kur është e nevojshme, u jepen shpjegime shtesë në gjuhën shqipe edhe prindërve, në mënyrë që ata të dinë se çfarë detyrash i janë caktuar fëmijës.

Zakonisht, detyrat e shtëpisë përfshijnë tema të cilat janë shpjeguar më përpara në klasë, si gramatika, fjalori, kopjimi, leximi i teksteve të ndryshme, si dhe përgatitje për gjuhën e folur.

Prindi, nga ana e tij, mund të mbështesë punën e shkollës nëpërmjet bashkëpunimit dhe qëndrimit të tij pozitiv ndaj gjuhës greke. Një koment i mirë rreth gjuhës greke, pak inkurajim dhe mundësi të thjeshta të përditshme që fëmija ta dëgjojë atë jashtë shkollës, si p.sh. nëpërmjet videove, këngëve ose transmetimeve online, mund të ndihmojnë ndjeshëm ecurinë e mirë të fëmijës.