Pyetje të shpeshta

Pyetje të shpeshta2026-09-22T09:01:31+02:00
Si mund të komunikoj me fëmijën tim gjatë orarit mësimor?2026-09-21T07:59:15+02:00

Në rast nevoje, komunikimi me fëmijën tuaj bëhet përmes sekretarisë, në nr tel: 00355696947002

A lejohen nxënësit të përdorin telefona celularë në shkollë?2026-09-21T07:58:26+02:00

Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe rregullores së brendshme të shkollës, përdorimi i telefonave celularë është rreptësisht i ndaluar gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit të nxënësve në shkollë – jo vetëm gjatë orës së mësimit, por edhe gjatë pushimeve.

Si vlerësohet ecuria e nxënësve në gjuhën greke?2026-09-21T07:57:39+02:00

Përveç formave tradicionale të vlerësimit, përdoren gjithashtu edhe metoda alternative në vlerësimin e ecurisë së nxënësve në gjuhën greke si gjuhë e huaj, të përshtatura sipas moshës dhe nevojave të tyre. Ky lloj vlerësimi i ndihmon fëmijët të kuptojnë ecurinë e mirë të tyre në gjuhën greke, ndërkohë që u jep mësuesve mundësinë të monitorojnë sistematikisht njohuritë, performancën dhe nevojat e secilit nxënës.

Aktivitete si puna në grup, projekte, vetëvlerësimi/vlerësimi nga bashkëmoshatarët, lojërat gjuhësore, luajtja e roleve, dramatizimet, rrëfimi i historive, etj., e bëjnë procesin e vlerësimit më të këndshëm dhe rrisin interesin dhe vetëbesimin e nxënësve, pa u kufizuar vetëm në një notë të shkruar në një copë letër.

Fëmija im do të regjistrohet në shkollë në një nga klasat pa patur njohuri të gjuhës greke. Si do të plotësohet boshllëku i tij në këtë gjuhë?2026-09-21T07:56:54+02:00

Shkolla pranon edhe nxënës në klasa të ndërmjetme. Është krejtësisht e natyrshme që prindërit dhe fëmijët të shqetësohen se si do të plotësohet boshllëku në gjuhën greke.

Mësimi i gjuhës greke është i organizuar në një mënyrë të tillë që plotëson nevojat e secilit nxënës. Në secilën klasë ka tre nivele të njohurisë gjuhësore (fillestar, i mesëm dhe i përparuar), në mënyrë që fëmija të mësojë me ritmin që i përshtatet.

Njëkohësisht, funksionojnë klasa të posaçme, në të cilat nxënësit marrin mbështetjen fillestare të nevojshme dhe njohuritë bazë, në mënyrë që të integrohen pa probleme në nivelin e duhur për ta.

Fëmija im nuk di greqisht dhe as unë nuk e njoh si gjuhë, që të mund ta ndihmoj. Si do t’ja dalë?2026-09-21T07:56:09+02:00

Fëmija merr ndihmën dhe udhëzimet e nevojshme nga mësuesit e gjuhës greke. Veçanërisht në ciklin fillor, detyrat shkollore kryhen gjatë orarit të studimit të pasdites në shkollë.

Për detyrat e shtëpisë, nxënësve u jepen udhëzime të qarta. Kur është e nevojshme, u jepen shpjegime shtesë në gjuhën shqipe edhe prindërve, në mënyrë që ata të dinë se çfarë detyrash i janë caktuar fëmijës.

Zakonisht, detyrat e shtëpisë përfshijnë tema të cilat janë shpjeguar më përpara në klasë, si gramatika, fjalori, kopjimi, leximi i teksteve të ndryshme, si dhe përgatitje për gjuhën e folur.

Prindi, nga ana e tij, mund të mbështesë punën e shkollës nëpërmjet bashkëpunimit dhe qëndrimit të tij pozitiv ndaj gjuhës greke. Një koment i mirë rreth gjuhës greke, pak inkurajim dhe mundësi të thjeshta të përditshme që fëmija ta dëgjojë atë jashtë shkollës, si p.sh. nëpërmjet videove, këngëve ose transmetimeve online, mund të ndihmojnë ndjeshëm ecurinë e mirë të fëmijës.

A është i detyrueshëm mësimi i gjuhës greke?2026-09-21T07:55:22+02:00

Po, mësimi i gjuhës greke është i detyrueshëm. Duke ndjekur udhëzimet sistematike të mësuesve, kurrikulën interesante, e cila përfshin aktivitete argëtuese për të mësuar gjuhën, dhe përpjekjen personale të nxënësve, zakonisht vërehet ecuria e mbarë në mësimin e gjuhës brenda një periudhe kohore të shkurtër.

Pse është një avantazh për fëmijën tim të mësojë greqisht?2026-09-21T07:54:37+02:00

Mësimi i gjuhës greke përbën një aset të rëndësishëm për të ardhmen e fëmijës. Greqishtja nuk është vetëm një gjuhë me një histori të gjatë, por edhe një gjuhë që gjendet në bazë të shumë shkencave, si Mjekësia, Matematika, Fizika, Biologjia dhe Filozofia.

Mijëra fjalë greke përdoren sot në terminologjinë shkencore dhe në universitete anembanë botës. Ata që e njohin gjuhën greke do të jenë të aftë të kuptojnë më lehtë konceptet dhe termat në studimet e tyre.

Në të njëjtën kohë, të mësuarit e greqishtes vepron si një formë ushtrimi për inteligjencën, duke përforcuar të menduarit, kujtesën dhe aftësinë e të menduarit kritik të fëmijës.

Për më tepër, njohja e sa më shumë gjuhëve përbën një objektiv kyç të Bashkimit Evropian, i cili promovon shumëgjuhësinë si një mjet për zhvillim personal, arsimim më të mirë dhe rritje të mundësive të studimit dhe punësimit. Të mësuarit e greqishtes është pjesë e kësaj politike evropiane dhe i ofron fëmijës një avantazh tjetër të rëndësishëm.

Go to Top