Çdokush prej fëmijëve tanë është i veçantë

Në familjen e shkollave «Arsakeio» çdokush nga fëmijët tanë përjeton faktin e të qenurit fëmijë i veçantë si dhe atë sesa e veçantë është e ardhmja e tij. Qëllimi ynë është që ata të ndihen të fortë, të pavarur dhe me plot ëndrra realizimi i të cilave kryhet bazuar në moral, në dinjitet dhe në punë metodike. Kujdesi ynë themelor është zhvillimi i ndjenjës së lumturisë dhe ecuria e balancuar mbushur me dashuri dhe me qëndrueshmëri i fëmijëve gjatë gjithë jetës shkollore. Komuniteti i shkollave «Arsakeio» është ngushtësisht i lidhur dhe ndjehet krenar për arritjet dhe ecuritë e anëtarëve të tij.

Shkolla jonë historike dhe bashkëkohore

  • Historia e 189 viteve arsim në Greqi (që prej vitit 1836)
  • 27 vite prani e sukseshme arsimore në Tiranë (që nga viti 1998).
  • Tarifa shkollimit ekonomike.
  • Program shkollor i shtrirë në 9 orë mësimore që fillon nga mesi i muajit tetor deri në mesin e muajit maj (8:30-15:45). Dita e mërkurë fillon 8:30-15:00. Në pjesën e mbetur kohore funksionim i shkollës nga ora 8:30-14:15 çdo ditë.
  • Mundësi pajisjeje me diplomë lidhur me zotërimin e gjuhës greke, mësimi i së cilës fillon që në klasat fillore.
  • Infrastrukturë moderne, mjedis i gjelbër, hapësira të bollshme dhe plot dritë.
  • Shërbim këshillimor-psikologjik
  • Infermiere e pranishme në shkollë gjatë gjithë orarit mësimor.

Përvoja e të nxënit nëpërmjet praktikës

Përvoja shumëvjeçare e shkollave «Arsakeio» përqëndrohet në mësimin metodik praktik. Arritjet dhe vendet e para të nxënësve ndërthuren me kujtimet e paharrueshme të mijëra ish maturantëve tanë të diplomuar në Greqi dhe Shqipëri e kudo nëpër botë. Gjithashtu ne i kushtojmë rëndësi përvojës së mësuesve tanë dhe trajnimit të tyre të vazhdueshëm.

Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë

Momenti më i rëndësishëm në jetën shkollore mbërriti. Puna e shkëlqyer e kaq viteve jep fryte të vyera dhe kjo pasqyrohet në përfundimet e larta të arritura nga nxënësit tanë në Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë në klasën V.

Vizioni ynë

Gjatë gjithë historisë së saj shkolla fillore «Arsakeio» ka qenë dhe është një qelizë arsimore bashkëkohore me themele të forta të mbështetura në filozofinë dhe në përvojën shumëvjeçare të «Fondacionit Filekpedheftiki».Vëmendja jonë themelore për fëmijët e arsimit fillor është përqëndrimi tek të nxënit përmes përvojës duke iu përshtatur veçantive të secilit prej fëmijëve tanë. Kjo kryhet me qëllim që fëmijët të ecin me hapa të qëndrueshëm dhe të sigurtë drejt një të ardhmeje të shëndetshme dhe të lumtur. Përtej rezultateve të shkëlqyera në lëndë të veçanta që duhet të përftojnë nxënësit tanë, po ashtu të rëndësishme janë provimet VANAF (Vlerësimi i Arritjeve të nxënësve të Arsimit Fillor)të klasës V, përmes të cilëve synojmë përforcimin e tyre vetjak nëpërmjet veprimtarive që kontribuojnë në kultivimin e vetëvlerësimit dhe të frymës në grup. Jemi krenarë për formimin e pavarur dhe krijues të të rinjve në vazhdimësi të cilët duan të ndjekin ëndrrat e tyre me dinjitet dhe respekt.

Nxënësit dhe nxënëset e shkollës sonë marrin pjesë në programe mësimore të provuara, të përshtatshme dhe të përzgjedhura në përputhje me moshën e tyre, gjithnjë nën drejtimin e mësuesve të tyre me përvojë. Programi pasurohet vazhdimisht dhe përmban kapituj me tema si: mendimi matematiko- krijues, laboratorë të shkencave natyrore teknologji të reja, edukimi i leximit dhe fjalës artistike, mësime teatri, njohuri të traditës shqiptare dhe asaj greke, veprimtari sportive dhe laboratorë artistikë.

 

Gjuhët e huaja

Nxënësit e ciklit fillor mësojnë gjuhën greke dhe atë angleze duke përdorur metoda bashkëkohore dhe materiale inovative me qëllim që:

  • Të fitojnë aftësi gjuhësore bazë dhe aftësi themelore komunikimi si në të folur, ashtu edhe në të shkruar,
  • Të zhvillojnë motivimin për të mësuar gjuhën duke nxitur mendimin kritik dhe krijues, si dhe zhvillimin e aftësive analitike, sintetike dhe sociale,
  • Të ndërgjegjësohen për rolin e gjuhës greke dhe asaj angleze dhe të njihen me këto kultura

Programi i gjuhëve të huaja bazohet në ndërthurjen e metodave moderne me ato të traditës si edhe në parime didaktike të përshtatshme për nxënësit e kësaj moshe me synim mësimin e gjuhës.

 

Programi përfshin:

  • Libra të posaçëm të dizajnuar për të përmbushur moshën, nevojat dhe interesat e nxënësve tanë.
  • Material ndihmës që synon ushtrimin dhe thellimin në fenomenet gramatikore bazë, si edhe tema që zhvillojnë mendimin kritik dhe nxitin njohjen e nxënësve me kulturën e gjuhës që mësojnë.
  • Këngë dhe lojëra me letra, ose lojëra tavoline.
  • Material ndërveprues i përgatitur nga grupi i mësuesve të shkollës sonë dhe i vënë në përdorim në klasat tona.
  • Material ndërveprues që vjen nga shtëpi botuese librat e të cilave përdoren në klasat tona.
  • Material audioviziv që nxit komunikimin dhe zhvillon të folurën.
  • Lexime të shkallëzuara dhe poezi që synojnë ekspozimin e nxënësve ndaj llojeve të ndryshme të leximit në gjuhë të huaj.
  • Projekte kërkimore mbi tema të përshtatshme për moshën, përvojat dhe njohuritë e tyre, që kanë lidhje me kapitujt e librave të tyre që realizohen nga nxënësit në bashkëpunim me mësueset e tyre.
  • Vlerësim i bazuar në ushtrime të posaçme për gjuhën e shkruar, gjuhën e folur dhe teste për kontrollin e përparimit të nxënësve.

Ofrohet mundësia për të marrë pjesë në provimet certifikuese të gjuhës greke organizuar nga Qendra e Gjuhës Greke. Për nivelin A1 për fëmijë provimet kryhen në mjediset e shkollës.

Një shkollë bashkëkohore

Infrastuktura bashkëkohore e shkollës 9-vjeçare «Arsakeio e Tiranës»

Shkolla 9-vjeçare «Arsakeio e Tiranës» zotëron mjedise të bollshme, të pastra dhe të mirëorganizuara. Shkolla është ndërtuar sipas ligjeve të ndërtimit të shkollave moderne dhe ka infrastrukturë bashkëkohore: laborator informatike, bibliotekë, laborator të shkencave natyrore, hapësira sportive në mjedise të hapura dhe palestër të mbyllur. Oborret e bollshme janë të ndara sipas grupmoshave të nxënësve dhe janë të rrethuara plot gjelbërim.

TË DHËNA PËR SHKOLLËN FILLORE

Me funksionimin e programit të pasdites, nxënësit e klasave I-V mund të qëndrojnë në shkollë deri në orën 15:45( të mërkurën deri në orën 15:00) Kjo kohë shtesë u mundëson atyre përgatitjen për detyrat e ditës në vijim. Nxënësve, të cilët ndjekin programin e studimit të pasdites, në bashkëpunim me një kompani kateringu u ofrohet një vakt i lehtë pa pagesë.

Për t’u regjistruar në klasën I fillore të shkollës «Arsakeio e Tiranës», përveç takimit pedagogjik me mësuesen dhe psikologen e shkollës, nxënësit e interesuar duhet të kryejnë një test për të provuar aftësitë e tyre. Theksojmë se në test duhet të marrin pjesë edhe nxënësit që vijnë nga kopshti «Arsakeio e Tiranës», të cilët kanë përparësi në vazhdimin e studimeve në shkollën tonë.

Kandidatët, që, në testin e pranimit, kanë vlerësimin më të mirë, si dhe në varësi të vendeve bosh, do të pranohen në klasën I fillore të shkollës « Arsakeio e Tiranës».

Për ata nxënës që dëshirojnë të vazhdojnë  studimet në klasat

e  ndërmjetme (nga II- V), regjistrimi kryhet pas përfundimit

suksesshëm të një testi pranimi në lëndët gjuhë shqipe dhe

matematikë. Testi është i bazuar në programet e miratuara nga

Ministria e Arsimit dhe e Sportit të Shqipërisë.

Aktualisht, rreth 170 nxënës përfitojnë arsimin cilësor që ofrojnë shkollat «Arsakeio» me tarifa ekonomike, falë fondit të bursave.

Njoftohen prindërit e nxënësve të ciklit fillor të shkollës «Arsakeio e Tiranës» se, në përputhje me rregulloren e brendshme të shkollës, nxënësit/ nxënëset janë të detyruar të vijnë çdo ditë në shkollë të veshur me uniformën shkollore.