REALIZOJMË ËNDRRAT E FËMIJËVE QË NGA VITI 1836
Që nga themelimi i tij në vitin 1836, «Fondacioni Filekpaideftiki» kryen përmbushjen e ëndrrave të fëmijëve. Fillimisht ai u krijua për të mbushur një boshllëk të madh në realitetin arsimor të shtetit të sapoformuar grek: edukimin e vajzës greke.
Pothuajse 200 vjet më vonë, mendimi novator i grupit themelues mbetet boshti rreth të cilit ndërtohet, forcohet dhe përqëndrohet e gjithë filozofia e shkollave “Arsakeio – Tositsia”. Prania dhe veprimtaria e F. F në jetën arsimore, intelektuale, kulturore dhe shoqërore të vendit mbetet thelbësore. Në shkollat “Arsakeio”, fëmijët marrin një edukim të gjithanshëm dhe të plotë – mjeti më i rëndësishëm për të realizuar ëndrrat e tyre dhe për të përparuar në të gjitha fushat e jetës

