KOPSHT MBUSHUR PLOT ME PËRKUJDESJE, DASHURI DHE PËRKUSHTIM

KOPSHTE ME

Qasje të kujdesshme edukative,

Kujdes të veçantë për botën shpirtërore të fëmijës,

Histori shumëvjeçare duke filluar nga  kopshti i parë i çelur në Greqi në vitin 1840. Kopshti «Arsakeio e Tiranës» funksionon që nga vitit 2004.

Mjedis i përzgjedhur  me bukuri natyrore dhe qetësi

Në kopshtet «Arsakeio» ne kujdesemi të falim një përqafim të ngrohtë dhe të krijojmë një grup të madh miqësor. Një shtëpi e dytë, një mjedis ​​plot paqe dhe të qeshura i cili,  në të njëjtën kohë, u ofron fëmijëve siguri, dashuri, butësi dhe përjetime.Nëpërmjet mundësive të lëvizjes së lirë, lojës dhe eksperimenteve, fëmija do të marrë nxitësit e duhur për të arritur të gjitha qëllimet bazë të edukimit parashkollor:

Socializimi, bashkëpunimi, zhvillimi i plotë, entuziazmi për të mësuar, respekti për të tjerët, fryma e  grupit, respekti për të ndryshmen dhe zhvillimi i vetëvlerësimit dhe vetëbesimit.

Qasje bashkëkohore

  • Qasje të fëmijëve në kinestetikë ndaj edukimit, në lojë dhe në eksperimente të ndryshme.

  • Krijimi i vetëdijes mjedisore dhe sociale që në moshë të hershme

  • Mësime në greqisht dhe në anglisht të gërshetuara me veprimtari të planifikuara me kujdes, që në të njëjtën kohë, janë dhe argëtuese

  • Të nxënit përmes përvojës. Ne njohim interesat dhe nevojat e fëmijëve duke prekur aspektet kyçe të jetës dhe të përditshmërisë së tyre, si edhe njohuritë dhe përvojat e tyre të mëparshme. Ne përdorim lojën, lëvizjen dhe aktivizimin e shqisave të fëmijëve si mjete mësimore.

Zhvillimi i Socializimit

  • Zhvillimi i vetëvlerësimit dhe i besimit tek fëmija. Fëmijët në kopshtin dhe parashkollorin «Arsakeio e Tiranës» mësojnë të ndajnë e të zgjidhin problemet e tyre, të shprehin ndjenjat para të tjerëve, të besojnë dhe të krijojnë duke qenë anëtarë të barabartë të një grupi.

  • Përfshirja në grup. Zhvillimi i punës në grup dhe planet e punës.

Fëmijë të moshës 3-6 vjeç
Infermiere e shkollës që kujdeset dhe është përherë e pranishme
Staf pedagogjik
Profesionistë të trajnuar të arsimit (edukatorë të certifikuar, psikologë shkollorë dhe personel arsimor ndihmës) përbëjnë stafin edukativ të kopshtit.
Program mësimor i shtrirë në
8:30 - 15:45 (përveç së mërkurës 8:30- 15:00)

Gjuhët e huaja: Në kopshtin «Arsakeio e Tiranës» ndiqet sistemi gjuhësor i mësimit të hershëm i gjuhëve greke dhe angleze gjatë çdo dite. Kjo kryhet me qëllim që fëmijëve të vegjël, duke u përqëndruar në zhvillimin e tyre të gjithanshëm dhe të barazpeshuar t’u mësohen elementet fillestare të gjuhës greke dhe angleze. Atmosfera miqësore, mjedisi i sigurtë, pjesëmarrja e fëmijëve në grup në veprimtari argëtuese, në lojra, që ndërtojnë dhe forcojnë vetëbesimin e tyre, në situata ku përdorimi i greqishtes dhe anglishtes është i nevojshëm, i shërbejnë qëllimit të përvetësimit të elementëve të thjeshtë të greqishtes dhe anglishtes.

Fëmijët e vegjël vendosen para materialeve dëgjimore të cilat kanë si qëllim tërheqjen e  vëmendjes së tyre dhe, duke marrë shkas nga këto materiale, të motivohen për të mësuar. Përmes veprimtarive me lojëra, tregimeve të shkurtra, këngëve, “rimave”, lojërave me role dhe kujtese, ndërtimeve, vizatimeve dhe kolazhit, ata mësojnë greqisht dhe anglisht. Ata fitojnë zakone që i ndihmojnë të ndihen të sigurt dhe të kenë një qëndrim pozitiv ndaj gjuhës së huaj që po mësojnë.

Ushqimi: Në kopshtin «Arsakeio e Tiranës», duke marrë parasysh kushtet e veçanta dhe kërkuese të përditshmërisë, fëmijëve tanë të vegjël u ofrojmë tre vakte në ditë. Në kuzhinën e kopshtit tonë përgatiten me kujdes, me dashuri, me  vëmendje dhe përbërësit më cilësorë vakti i mëngjesit dhe snaku i pasdites.Përgatitja e drekës është marrë përsipër nga një kompani katering me përvojë në sektorin e kateringut dhe shpërndarjes së ushqimit. Dreka përgatitet pak kohë më parë në mjediset e restorantit dhe mbërrin e ngrohtë në mjediset e kopshtit për t’i u shërbyer menjëherë fëmijëve tanë. Menuja përfshin vakte të plota me vlera të larta ushqyese duke siguruar një dietë të balancuar të bazuar në parimet e dietës mesdhetare.

QËLLIMI: Zhvillimi i personalitetit dhe i aftësive të fëmijëve nëpërmjet një programi arsimor të organizuar dhe të ndërtuar siç duhet, në përputhje me përcaktimet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë.