Çfarëdo që të ndodhë rreth nesh, ëndrrat e fëmijëve tanë nuk mund të presin

  • Një shkollë me 99,8% sukses në provimet kombëtare të klasës XII në mbarë Shqipërinë
  • 10 medalje ari
  • Arsim cilësor që nga viti 1836 në Greqi, që nga viti 1998 në Tiranë
  • Një komunitet i madh nxënësish dhe prindërish
  • Vlerësim profesional dhe shoqëror i të diplomuarve në të gjitha fushat e jetës

Që nga themelimi i tij në vitin 1836, «Fondacioni Filekpedheftiki» kryen përmbushjen e ëndrrave të fëmijëve. Fillimisht ai u krijua për të mbushur një boshllëk të madh në realitetin arsimor të shtetit të sapoformuar grek: edukimin e vajzës greke.

Pothuajse 200 vjet më vonë, mendimi novator i grupit themelues mbetet boshti rreth të cilit ndërtohet, forcohet dhe përqëndrohet e gjithë filozofia e shkollave “Arsakeio – Tositsia”. Prania dhe veprimtaria e F. F në jetën arsimore, intelektuale, kulturore dhe shoqërore të vendit mbetet thelbësore. Në shkollat “Arsakeio”, fëmijët marrin një edukim të gjithanshëm dhe të plotë – mjeti më i rëndësishëm për të realizuar ëndrrat e tyre dhe për të përparuar në të gjitha fushat e jetës.

“Fëmijët e mi ndoqën studimet në “Arsakeio e Tiranës” duke filluar nga klasa e parë fillore deri në përfundim të gjimnazit, maturës. Mjedisi shkollor i sigurtë, i rrethuar nga natyra krijon tek ne ndjesi të paçmueshme. Do t’u jem gjithmonë mirënjohëse kolegjit “Arsakeio e Tiranës” dhe mësuesve  jo vetëm për cilësinë e mësimdhënies, por edhe për mundësinë që u krijohet fëmijëve të përfitojnë përveç një arsimimi të shkëlqyer në gjuhën shqipe, edhe një arsimim të thelluar në gjuhën dhe kulturën greke. Është një privilegj që i ndihmon të rinjtë të dallohen në rrugën e tyre akademike dhe profesionale.”

Vasilika Mano, Prind

“Për mua “Arsakeio e Tiranës” nuk është thjesht një shkollë. Ai është vendi që më mirëpriti kur isha vetëm 6 vjeç, është një strehë në të cilën zbulova dëshirat e mia dhe zhvillova talentet që zotëroj. Sot, ndërsa përballem me botën reale, e kuptoj qartë se “Arsakeio e Tiranës” më ndihmoi të forcohem si person dhe të përballem me vetëbesim me sfidat . Jam thellësisht mirënjohëse që pata mundësinë që, momentet më të bukura si nxënëse, t’i përjetoj në një shkollë me kaq vlera siç është kolegji “Arsakeio e Tiranës”.

Antea Lani, ish nxënëse e diplomuar

UNË ZGJEDH ARSAKEIO