“Fondacioni Filekpedheftiki” është një institucion arsimor jofitimprurës me karakter përfitimin publik. Është organizata më e vjetër arsimore në Greqi dhe ka ruajtur karakterin e saj pavarësisht ndryshimeve të jashtme dhe përshtatjeve me rrethanat aktuale, duke ofruar arsim cilësor.
Në vitin 1836, vetëm gjashtë vite pas themelimit të shtetit të pavarur grek, u themelua “Fondacioni Filekpedheftiki”, një organizatë arsimore e përkushtuar ndaj arsimimit të vajzave. Nismëtarë të kësaj ideje përparimtare ishin tre “mësues” të shquar: Ioannis Kokkonis, Georgios Gennadios dhe Misail Apostolidis të cilët gjetën mbështetje nga 70 personalitete të tjera të rëndësishme, si anëtarë themelues të F.F.-së. Veprimtaria e tyre mbetet e jashtëzakonshme për kushtet e Ballkanit Jugor të mesit të shekullit XIX, ku sundonte Perandoria Osmane dhe modeli i familjes tradicionale patriarkale. Ky ishte institucioni arsimor që do të bëhej bërthama e rilindjes arsimore të Greqisë moderne, nën emrin “Arsakeion”.
Me një prani arsimore që shtrihet në tre shekuj, F.F. sjell risi në arsim dhe sot numëron gjashtë shkolla: “Arsakeio” në Psihiko, në Ekali, në Selanik, Patra dhe Janinë, si dhe kolegjin greko – shqiptar “Arsakeia e Tiranës”, një shkollë dygjuhëshe, unike në llojin e saj në Ballkan.

