REALIZOJMË ËNDRRAT E FËMIJËVE QË NGA VITI 1836

  • Një shkollë me rezultate të larta në provimet kombëtare të klasës IX në mbarë Shqipërinë
  • Arsim cilësor që nga viti 1836 në Greqi, që nga viti 1998 në Tiranë
  • Një komunitet i madh nxënësish dhe prindërish
  • Vlerësim profesional dhe shoqëror i të diplomuarve në të gjitha fushat e jetës

Që nga themelimi i tij në vitin 1836, «Fondacioni Filekpaideftiki» kryen përmbushjen e ëndrrave të fëmijëve. Fillimisht ai u krijua për të mbushur një boshllëk të madh në realitetin arsimor të shtetit të sapoformuar grek: edukimin e vajzës greke.

Pothuajse 200 vjet më vonë, mendimi novator i grupit themelues mbetet boshti rreth të cilit ndërtohet, forcohet dhe përqëndrohet e gjithë filozofia e shkollave “Arsakeio – Tositsia”. Prania dhe veprimtaria e F. F në jetën arsimore, intelektuale, kulturore dhe shoqërore të vendit mbetet thelbësore. Në shkollat “Arsakeio”, fëmijët marrin një edukim të gjithanshëm dhe të plotë – mjeti më i rëndësishëm për të realizuar ëndrrat e tyre dhe për të përparuar në të gjitha fushat e jetës

Regjistrimet për klasat VI–IX

Regjistrimet për klasat VI–IX bëhen pas kryerjes të një testimi aftësish në lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë sipas programit të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë. Për nxënësit me përfundime të shkëlqyera, shkolla ofron bursa.

UNË ZGJEDH ARSAKEIO