Në një mjedis të gjelbër mes natyrës, në periferi të Saukut, 5 kilometra jashtë Tiranës, në një sipërfaqe prej 100 hektarësh shtrihet kompleksi privat i ndërtesave me infrastrukturë bashkëkohore i kolegjit greko-shqiptar “Arsakeio e Tiranës”, i cili u përurua në vitin 2007 dhe përmbush kërkesat moderne ndërkombëtare arsimore.

Në këtë truall në formë amfiteatri, ​​ndërtesa, e cila është projektuar posaçërisht nga arkitektët e shquar profesorë të Universitetit Politeknik të “Metsovio”, Dhimitris Isaias dhe Tasis Papaioanu, anëtarë të “Fondacionit Filekpedheftiki”, është ndërtuar në përputhje me standardet e larta si nga ana funksionale ashtu edhe ajo estetike dhe e sigurisë. Në një sipërfaqe prej 4,000 m², godina është e organizuar rreth një ambjenti të hapur. Mjediset, të shpërndara në 4 nivele (kate), kanë secili prej tyre një hapësirë ​​të veçantë të jashtme anash ndërtesës.

Korridorët e jashtëm rrethojnë përqark oborrin e brendshëm të shkollës. Përveç klasave mësimore, zyrave dhe hapësirave ndihmëse dhe atyre gjysmë të jashtme, shkolla ka laborator informatike, laborator shkencor, bibliotekë, palestër, fushë basketbolli e futbolli si dhe një sallë për që shfrytëzohet për shumë veprimtari.