Το Αρσάκειο Ελληνοαλβανικό Κολέγιο Τιράνων είναι το πρώτο Σχολείο της μεγάλης οικογένειας των Αρσακείων εκτός ελλαδικού χώρου και ξεκίνησε τη λειτουργία του το 1998. Πλήρως εναρμονισμένο στις βαθμίδες της εκπαίδευσης της Αλβανίας, αλλά συγχρονισμένο στη φιλοσοφία των Αρσακείων, το σύστημα λειτουργίας του Σχολείου περιλαμβάνει τον εννεαετή κύκλο σπουδών (Α΄ δημοτικού έως Γ΄ γυμνασίου) και τον τριετή κύκλο του Κολεγίου (λύκειο), ενώ κατά το σχολικό έτος 2005-2006 λειτούργησε για πρώτη φορά το νηπιαγωγείο.

Το Σχολείο αρχικά είχε συνολικά 84 μαθητές, λειτουργούσε με δύο τμήματα στην Α΄ τάξη του δημοτικού και ένα τμήμα στη Β΄ τάξη, και στεγαζόταν σε ένα τριώροφο κτήριο. Με τη βαθμιαία αύξηση των μαθητών, έφτασε να στεγάζεται σε τρία κτήρια, που αποτελούσαν το σχολικό συγκρότημα του Αρσακείου Τιράνων. Από τον Μάιο του 2007 το Σχολείο λειτουργεί στο νέο ιδιόκτητο κτηριακό συγκρότημα στην περιοχή Sauk, το οποίο ανταποκρίνεται στις σύγχρονες διεθνείς εκπαιδευτικές απαιτήσεις.

Σήμερα αριθμεί πάνω από 900 μαθητές και αναγνωρίζεται από την αλβανική κοινωνία ως ένα δίγλωσσο σχολείο στο οποίο οι μαθητές μαζί με την άριστη γνώση και τη διαρκή καλλιέργεια της μητρικής τους, αποκτούν εξαιρετική γνώση δύο ακόμη γλωσσών, της ελληνικής ως πρώτης ξένης γλώσσας, και της αγγλικής, με στόχο την απόκτηση πιστοποιητικών γλωσσομάθειας των ανώτερων επιπέδων στις δύο γλώσσες.

Μάλιστα, το Σχολείο αποτελεί αναγνωρισμένο εξεταστικό κέντρο του Κέντρου Ελληνικής Γλώσσας, του επίσημου φορέα πιστοποίησης Ελληνομάθειας του Υπουργείου Παιδείας της Ελλάδας. Το γεγονός αυτό δίνει στους μαθητές μας την ευκαιρία, ανάλογα με τις γνώσεις και τις δυνατότητές τους, να λαμβάνουν μέρος στις επίσημες εξετάσεις για τα διπλώματα ελληνομάθειας, αποκτώντας πολύτιμα εφόδια για το μέλλον.

Η διδασκαλία της ελληνικής γλώσσας στα παιδιά της Αλβανίας και η διάδοσή της στο εξωτερικό είναι η μεγάλη προσφορά της Φιλεκπαιδευτικής Εταιρείας στον ελληνικό πολιτισμό. Το Κοινωφελές Ίδρυμα Αλέξανδρος Σ. Ωνάσης, αναγνωρίζοντας το εκπαιδευτικό έργο του Αρσακείου Τιράνων, προσφέρει τα τελευταία πέντε χρόνια υποτροφίες φοίτησης σε μαθητές του Σχολείου που διακρίνονται για τις γνώσεις τους στα μαθήματα της Αλβανικής Γλώσσας, των Μαθηματικών και της Ελληνικής Γλώσσας, αλλά και χρηματικά βραβεία για την άριστη γνώση της ελληνικής γλώσσας.

Σήμερα το Αρσάκειο Ελληνοαλβανικό Κολέγιο Τιράνων αποτελεί ένα σχολείο-πρότυπο, το οποίο συγκαταλέγεται μεταξύ των πρώτων σχολείων της Αλβανίας, καταλαμβάνοντας κατά την ετήσια κρατική αξιολόγηση τις πρώτες θέσεις, χάρη στα υψηλά αποτελέσματα των μαθητών στις παναλβανικές εξετάσεις, οι οποίες διενεργούνται τρεις φορές κατά τη διάρκεια της μαθητικής ζωής: στην Ε΄ τάξη του δημοτικού και στην Γ΄ τάξη του γυμνασίου με στόχο τον προβιβασμό των μαθητών στον ανώτερο κύκλο σπουδών, και στην Γ΄ τάξη του λυκείου με στόχο την εισαγωγή των μαθητών στην Τριτοβάθμια Εκπαίδευση.

Το Αρσάκειο στα Τίρανα, που λειτουργεί ως ένα πρωτοποριακό ευρωπαϊκό σχολείο ποιοτικής παιδείας, βασισμένο σε πανανθρώπινες και διαχρονικές αξίες και στις σύγχρονες εκπαιδευτικές αρχές για μια ευρύτερη μόρφωση, μπορεί να αποτελέσει ένα επιτυχημένο παράδειγμα υψηλής διαπολιτισμικής παιδείας, η οποία θα οδηγήσει στην καλύτερη κατανόηση των λαών της Ελλάδος και της Αλβανίας και σε μια ευρύτερη συνεργασία σε εκπαιδευτικό και πολιτιστικό επίπεδο με σεβασμό στον πολιτισμό και στις παραδόσεις των δύο λαών.

Për një arsim thelbësor

Georgios Babiniotis

Georgios Babiniotis

Profesor i Gjuhësisë, ish Rektor i Universitetit të Athinës, President i F. F

Shteti dhe individët që e përbëjnë atë, varen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga arsimi që ata ndjekin. Nuk është rastësi që të gjithë studiuesit, duke filluar nga Platoni e deri tek pedagogët bashkëkohorë, nuk u ndalën thjesht në rëndësinë e edukimit, por këmbëngulën në nevojën dhe përpjekjet për një arsim thelbësor.

Mund të flasim për tre nivele edukimi: nivelin e informacioneve, nivelin e njohurive dhe atë formues. Niveli i parë përbën bazën dhe është i thjeshtë. Niveli i dytë është më i lartë dhe përbën përpunimin e koncepteve e të njohurive në njësi të organizuara. Të dy nivelet sëbashku përbëjnë arsimin. Niveli i tretë është më i lartë dhe më tepër kërkues dhe përbën atë që ne e quajmë formim ose kultivim. Këtu flasim për formimin e personalitetit të çdo njeriu, për edukimin e tij, domethënë shndërrimin e tij në një individ, në një qenie të pavarur, të përgjegjshme dhe krijuese. Kalimi nga arsimi tek formimi është ajo çfarë kërkohet në edukimin e një vendi. Ky kalim arrihet përmes proceseve të vështira, delikate e komplekse me qëllim formimin e natyrës njerëzore. Në veçanti, kjo arrihet me formimin e individëve të përgjegjshëm, me parime dhe vlera që kapërcejnë utilitarizmin për të arritur ndjesitë kritike (metafizike, morale, sociale, njerëzore, estetike), të cilat e çojnë njeriun drejt ndërgjegjësimit të vetes së tij dhe të botës.

Arsimi, si zhvillim i inteligjencies dhe aftësive mendore të njeriut, pra, si kultivim i mendjes, është parakushti për kultivimin e shpirtit. Mendja dhe shpirti bëjnë sëbashku frymën intelektuale, atë të cilën duhet ta kultivojë një sistem arsimor i realizuar, një edukim thelbësor, pasi intelekti është ai që e veçon njeriun nga qeniet e tjera.

Opinion…

Fondacioni Filekpedheftiki ka thuajse dy shekuj jetë. Me rastin e 185 vjetorit të themelimit të F.F , do të dëshiroja të përmendja historinë e gjatë e të pasur të tij, e cila e ka zanafillën në vitin 1836. Sot Fondacioni numëron pesë shkolla në Greqi: Shkollat në Psihiko, në Ekali, në Selanik, në Patra dhe në Janinë. Në Shqipëri, në Tiranë, në vitin 1998 u themelua një shkollë tjetër “Arsakeio”, “Arsakeio e Tiranës”, në nderim të Apostolos Arsakis. Ky bamirës i madh në vitin 1870, duke patur dëshirë për të ofruar diçka në vendlindjen e tij, në Hotovë, themeloi atje një shkollë në të cilën do të mësohej gjuha greke.

Shumë kohë më vonë rrethanat historike mundësuan themelimin e “Kolegjit greko – shqiptar të Tiranës”, i cili shënon plot 23 vite sukses me praninë e tij në arsimin shqiptar. Ndoshta, pas kaq shumë vitesh, shpirti i bamirësit është qetësuar me praninë e një shkëndije arsimore greke në vend, një pishtar arsimi dhe një urë kulturore midis dy popujve. Kam 48 vite përvojë pune në shkollat “Arsakeio” dhe sivjet u mbushën plot 10 vjet që nga momenti që kam marrë drejtimin e shkollës “Arsakeio e Tiranës”. Jam i emocionuar pasi përgjatë kësaj dekade shoqëria shqiptare e ka përqafuar edhe më shumë shkollën tonë. Si rrjedhojë, u krijuan klasa të reja për të mikpritur nxënësit tanë, numri i të cilëve është rritur ndjeshëm këto 10 vite. Shkolla jonë u bë qendër zyrtare e testimit të gjuhës greke e licensuar nga “Qendra e Gjuhës Greke” ku nxënësve tanë u jepet mundësia të marrin certifikata të gjuhës greke, duke testuar dhe vërtetuar njohuritë e tyre në këtë gjuhë. Ata pajisen me certifikata të cilat do t’u jenë të vlefshme për vazhdimin e rrugëtimit të tyre të mëtejshëm akademik dhe profesional. Këto rezultate të shkëlqyera arrihen falë mësimdhënies së gjuhës greke, proces i cili ndahet në tre ose edhe katër nivele. Kjo ndarje bën të mundur përparimin e nxënësve në nivelet më të larta, duke arritur qëllimin e filozofisë që ka shkolla: t’u mësojë fëmijëve shqiptarë gjuhën greke.

Shkollat “Arsakeio” përveç historisë, bamirësve, krijuesve të tyre kanë pasuri të tyre edhe nxënësit, mësuesit, ndërtesat dhe shoqërinë që i mikpret. “Arsakeio e Tiranës”, bazuar në lidhjen shpirtërore, të vlerave intelektuale dhe morale të F.F, arrin përmes bashkëjetesës së frytshme të elementit shqiptar dhe atij grek, bashkëpunim të suksesshëm në kuadrin arsimor dhe kulturor në respekt të traditave të dy popujve, duke ofruar arsim me cilësi të lartë për të rinjtë e Shqipërisë.

Nikolaos Frantzis

Nikolaos Frantzis

Drejtor i Kolegjit greko – shqiptar “Arsakeio e Tiranës”